“Do të divorcohem për ty”, Dj-i me famë botërore ia thotë troç Era Istrefit

Bota e Yjeve

“Do të divorcohem për ty”, Dj-i me famë botërore ia thotë troç Era Istrefit

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:03
Era Istrefi

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjete sociale, ku ka ndarë së fundmi me fansat disa poza tepër tërheqëse.

“Ndahu me të dashurën, jam e mërzitur”, është përshkrimi që ajo i ka vendosur fotos. Poza e saj ka marrë me mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku bie në sy ai i Dj të famshëm botëror, Diplos.

Ky i fundit fillimisht i shkruan Erës të mos përdorë pipa plastikë. “Duhet të ndalosh së përdoruri pipëza plastike”, i shkruan ai ndërsa Era ia kthen: “Çfarë të keqe kanë pipëzat plastike? Nuk dua të prish buzëkuqin”.

Por më pas e ka ngacmuar publikisht duke i thënë. “Do të divorcohem për ty”, koment që ka marrë menjëherë reagime nga ndjekësit, por jo përgjigjen e Era Istrefit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat