Selena nuk e fsheh celulitin, feston në plazh me shoqe

Bota e Yjeve

Selena nuk e fsheh celulitin, feston në plazh me shoqe

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 22:34
Selena Gomez

Selena Gomez duket se ka lënë pas problemet psikologjike dhe shëndetësore me të cilat është përballur së fundmi dhe po i rikthehet jetës normale.

Ajo është bërë përsëri aktive në rrjetet sociale pas një periudhe pauze dhe ndan sërish me ndjekësit momente nga përditshmëria.

Këngëtarja ka postuar disa foto me mikeshat e saj të ngushta dhe duket shumë e lumtur.

“Mikja ime e ngushtë do të martohet dhe ne po festojmë”, -ka shkruar Selena në postimin në Instagram.

Ajo që bie në sy në fotot e postuara është se këngëtarja nuk e ka marrë aspak mundimin t`i photoshop-ojë ato, edhe pse bie lehtësisht në sy celuliti dhe format e saj të rrumbullakosura.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat