Stilistja e famshme ndalon përdorimin e lëkurës së kafshëve në koleksionin e saj - Bota Sot
Stilistja e famshme ndalon përdorimin e lëkurës së kafshëve në koleksionin e saj

Bota e Yjeve

Stilistja e famshme ndalon përdorimin e lëkurës së kafshëve në koleksionin e saj

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:23
Victoria Beckham

Victoria Beckham është stilistja e fundit e profilit të lartë që ka ndaluar përdorimin e lëkurës së kafshëve në veshjet e saj.

Mediat e huaja shkruajnë se Victoria ndoqi gjurmët e markave të mëdha përfshirë “Chanel” dhe “Vivienne Westwood”.

Ndërkohë veprimi i Beckham është mirëpritur nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Linja e Beckham nuk ka përdorur kurrë gëzofin e kafshëve. Por pthuhet se premtimi i saj i fundit nënkupton se veshjet dhe aksesorët e tjerë të bërë nga lëkura e aligatorëve, gjarpërinjve dhe lëkura e hardhucave do ndërpritet që nga vjeshta e viti 2019.

“Victoria Beckham nuk do përdorë kurrë lëkurë të kafshëve ekzotike në koleksionin AW19. Kjo markë kurrë nuk ka përdorur gëzofin e kafshëve në koleksionet e veshjeve dhe aksesorëve”, u shpreh marka e Beckham gjatë një interviste për WWD.

Ndërkohë vendimi u përshëndet nga grupi i të drejtave të kafshëve PETA, që ka bërë fushatë kundër përdorimit të lëkurës së gjarpërinjve në industrinë e modës.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...