Këta janë VIP-at shqiptarë që hoqën dorë nga fama për të bërë një jetë normale

Bota e Yjeve

Këta janë VIP-at shqiptarë që hoqën dorë nga fama për të bërë një jetë normale

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 17:17
Ledina Çelo

Të gjithëve në fillim u pëlqen fama dhe të qenurit në qendër të vëmendjes, por mesa duket disa personazhe të njohur në publik, thjesht nuk e kanë në plan të bëhen të famshëm, ndërsa të tjerë e kërkojnë me patjetër famën në të gjitha mënyrat. Mbase mendoni se të qenit në qendër të vëmendjes është ëndrra e çdo personi që shihni në televizion, por do t’ju vërtetojmë se disa VIP-a nuk zgjodhën të ndiqnin këtë rrugë. Nga A-ja deri tek Sh-ja po ju listojmë disa personazhe që do t’ju provojnë të kundërtën. Më poshtë do të njiheni me disa të famshëm shqiptarë që hoqën nga jeta si “VIP” për një jetë normale.

Anjeza Shahini

Prej kohësh këngëtarja Anjeza Shahini është larguar nga Shqipëria për të jetuar me bashkëshortin e saj, me të cilin u njoh në Tiranë, gjatë kohës që ai punonte si diplomat. Edhe pse nuk shohim shumë postime nga jeta e saj e përditshme në rrjetet sociale, ajo bëri një postim në trevjetorin e martesës. Këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini, do të bëhet nënë për herë të parë. Këtë lajm të bukur e ka treguar vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet duke dalë nga pishina me barkun e rrumbullakosur. Ndërkohë kujtojmë se pas martesës me diplomatin Paul Edward Conolly, Anjeza u shpërngul në Angli dhe u largua nga skena shqiptare, duke lënë pas kështu një karrierë të gjatë, nëse i referohemi moshës si adoleshente kur u shfaq për herë të parë në “Ethet e së premtes mbrëma”.

Arbër Arapi dhe Marsida Saraçi

Pasi u njohën në spektaklin “Ethet e së premtes mbrëma”, Arbër Arapi dhe Marsida Saraçi janë martuar bashkë dhe janë bërë prindër të një vogëlushi. Ata janë tërhequr nga ekrani dhe nuk dimë nëse e kanë në plan rikthimin.

Bubulina Krasniqi

Bubulina Krasniqi, e cila tani është diplomate në Bullgari, një herësh edhe e fejuar me djalin e ambasadorit kosovar në Bullgari. Dikur kishte edhe disa këngë që ishin shumë të pëlqyera nga publiku, por ajo me të cilën Bubulina bëri më shumë buj ishte kënga “Elementi i 5”. Sado që këngët e saj u dëgjuan shumë, duket se e vogla e familjes Krasniqi vendosi që të shkoj hapave të vëllait të saj duke u marr me politikë.

Dafina Rexhepi

Dafina Rexhepi me këngën e parë u pëlqye shumë, duke u krahasuar kështu me këngëtaret më ‘in’, siç është Dafina Zeqiri. Por, këngëtarja pas disa këngëve të realizuara si në bashkëpunim, ashtu edhe solo, tani nuk është më prezente në skenë. Duket se Dafina qëndron në Gjermani dhe iu është përkushtuar studimeve atje. Kënga e parë e saj ishte “Ti mi then kufijt”, këngë kjo që ishte në bashkëpunim me Etno Engjujt.

Floriana Garo

Floriana Garo ka vetëm pak muaj që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, të cilën e pagëzoi me emrin Adia dhe u largua nga ekrani për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj në Gjenevë. Pas largimit, të gjithë nisëm të pyesim nëse do ta shohim më në ekran ish-“Miss Shqipërinë”. Në një intervistë për emisionin “Pop Culture”, Floriana bëri të ditur se nuk ka plane të afërta për t’u rikthyer në botën e televizionit, por që gjithmonë mbetet një opsion i hapur.

Eralda Hitaj

Ish-moderatorja bukuroshe e “Top Channel”, gjithashtu përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Universe”, prej disa vitesh është bërë nënë dhe është zhvendosur në Gjermani së bashku me bashkëshortin, ku punon në një qendër sociale për familjet dhe fëmijët në nevojë, ku ajo kujdeset për programin e artit dhe kulturës.

Gerta Heta

Ka qenë një ndër figurat e njohura të “Top Albania Radio” dhe “Top Select”, por tashmë ish-moderatorja dhe këngëtarja Gerta Heta nuk është pjesë e ekranit. Sot Gerta punon në prapaskenë. Ajo është drejtore e përgjithshme e “Kiss FM” dhe bën zërat e reklamave të një kompanie të njohur telefonike në Shqipëri.

Joana Smakaj

Mjaftoi një këngë që ajo të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Biondina bukuroshe e ekranit shqiptar, Joana Smakaj, që u bë e njohur me këngën “Zemrën ndeze” na ka munguar. Ajo i është përkushtuar rritjes së dy fëmijëve dhe vetëm një vit më parë ka fituar provimin e noterisë.

Ledina Çelo

Nuk ka ditë që të mos dëgjojmë dhe shohim një foto të mamit seksi Ledina Çelo. Ajo na përditëson me të rejat nga shtëpia e saj dhe fëmijët e mrekullueshëm. Por Ledina Çelo është larguar nga muzika dhe ekrani. Herën e fundit që e pamë në skenë ishte kur prezantoi spektaklin që u mbajt në nder të 50-vjetorit të karrierës së Sabri Fejzullahut. Aktualisht Ledina merret me bizneset e bashkëshortit në Gjermani. Megjithatë, ajo nuk ka hequr dorë përfundimisht nga muzika: “Ndihem unë në mikrofon. Kur jam në një klub nate ku këndohet ‘live’ dua të kap mikrofonin. Tani këndoj për fëmijët dhe performoj për bashkëshortin”, është shprehur në një intervistë.

Ornela Bregu

Ajo ka qenë një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar, por Ornela Bregu prej gati një viti është vendosur në Spanjë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Ish-moderatorja e disa programeve televizive në “Top Channel” u komentua se ishte vetëm për pushime në Spanjë, por shumë shpejt u kuptua se do të rrinte më gjatë. Arsyeja e këtij largimi lidhej me fëmijët e saj, të cilët nisën studimet në Spanjë.

Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi

Ndonjëherë disa gjëra bëhen për hir të fëmijëve! Kompozitori ynë i njohur Shpëtim Saraçi dhe këngëtarja Mira Konçi vendosën para disa muajsh të largohen drejt SHBA-ve për të nisur një jetë të re. Ky largim erdhi menjëherë pasi Shpëtim Saraçi u hoq nga puna pranë TVSH-së. Ishte vetë kompozitori Saraçi, ai që e dha lajmin e largimit, duke u shprehur i zhgënjyer nga Shqipëria.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat