Bebe Rexha nuk do t’i ndal skenat provokuese - Bota Sot
Bebe Rexha nuk do t’i ndal skenat provokuese

Bota e Yjeve

Bebe Rexha nuk do t’i ndal skenat provokuese

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 08:44
Bebe Rexha

Ajo ditë më parë pati një paraqitje të shkëlqyer në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve muzikore, “Grammy Awards”.

Megjithëse nuk arriti të rrëmbejë asnjë nga trofetë e festivalit, ajo u shfaq në tapetin e kuq me një veshje që i mahniti të gjithë.

Por, këngëtarja që në ditën e nesërme paralajmëroi se po vjen me një këngë të re, e cila beson se do të shndërrohet në hit botëror.

Madje, bukuroshja jonë publikoi edhe një video sekuencë të shkurtër të këngës, e cila do të jetë ritmike dhe me skena provokuese.

E një të tillë, një imazh seksi e ka publikuar në rrjetet sociale teksa 28-vjeçarja shihet e shtrirë në një shtrat duke vë në pah të pasmet seksi.

“Unë nuk do të ndalem derisa të shkoj shumë larg”, ka shkruar me këtë rast biondina në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Rexha ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja si dhe do të mbajë disa koncerte anembanë globit. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...