Dita e të dashuruarve i gjen larg njëri-tjetrit, por Keisi ka një dedikim të veçantë për Stresin

Bota e Yjeve

Dita e të dashuruarve i gjen larg njëri-tjetrit, por Keisi ka një dedikim të veçantë për Stresin

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:30
Kejsi dhe Stresi

Bashkëshortja e reperit të njohur Stresi, Keisi, nuk ka harruar që të bëjë një dedikim për njeriun e saj të zemrës me rastin e Shën Valentinit.

Keisi e cila jeton në Kanada, ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet duke u puthur me Stresin dhe i bën një dedikim mjaft romantik.

Pavarësisht se reperi gjendet në burg, Keisi tregon se distanca është ajo që të bën të vlerësosh atë që ke dhe ta mbash përgjithmonë.

“Gëzuar Shën Valentinin shpirti im! Kudo nëpër botë të jemi, zemra ime është gjithmonë me ty. Nuk është e rëndësishme t’festojmë sot sepse çdo ditë për ne është Shën Valentin. Distanca të bën të vlerësosh atë që ke dhe ta mbash përgjithmonë! Siç thotë Shpresa Lushaj, sot dashuria asht në fluturim nga Toronto në Shqipëri e anasjelltas. Të Dua!”, shkruan ajo bashkëngjitur me foton.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat