Hailey Bieber: E frikshme të jesh kaq e re dhe e martuar

Bota e Yjeve

Hailey Bieber: E frikshme të jesh kaq e re dhe e martuar

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:12
Hailey dhe Justin Bieber

Hailey Bieber ka dhënë më shumë detaje për martesën dhe dashurinë për bashkëshortin e saj, Justin Bieber, në një intervistë për miken e saj të ngushtë, Kendall Jenner.

22 vjeçarja Hailey ka pranuar se është e “frikshme të jesh kaq e re dhe e martuar”.

“Është definitivisht shumë e frikshme të jesh kaq e re dhe e martuar. Është një gjë e frikshme por megjithatë jam martuar me personin që kam qenë e dashuruar për kaq shumë vjet”.

“Kjo është gjëja më e mirë. Ai është miku im i ngushtë dhe ne tani do të jetojmë të gjitha gjërat së bashku përgjithmonë. Por mendoj se ky aspekti i ‘përgjithmonë’ është diçka që nuk e mendon derisa të martohesh”.

“Pastaj e kupton se jeni bashkë përgjithmonë – nuk ka fund”.

Ajo ka thënë tutje se  lidhja e saj me 24 vjeçarin Justin Bieber është lidhja e saj e parë serioze.

“Unë jam dikush që asnjëherë nuk kam qenë në një lidhje serioze. Të kalosh nga kjo në një lidhje serioze është e çuditshme”.

Image

“Unë kam qenë gjithmonë shumë e pavarur, të mësohesh ta ndash jetën me dikë tjetër është diçka shumë interesante. Është shumë ndryshe”.

Hailey dhe Justin janë martuar në muajin shtator në Manhattan derisa ata kanë edhe plane për një martesë me rite fetare por e kanë shtyrë një gjë të tillë derisa ky i fundit t’i tejkalojë problemet me shëndetin mendor.

Këngëtari kanadez kohëve të fundit ka kërkuar ndihmë për ta trajtuar depresionin.

Ai është mbështetur vazhdimisht nga bashkëshortja e tij derisa së fundmi është raportuar se problemet e tij nuk kanë të bëjnë asgjë me martesën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat