Gigi Hadid shfaqet e trishtuar pasi e kaloi Shën Valentinin pa Zayn Malik

Bota e Yjeve

Gigi Hadid shfaqet e trishtuar pasi e kaloi Shën Valentinin pa Zayn Malik

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:50
Gigi Hadid

Është Shën Valentini i parë i saj pas ndarjes nga ylli i One Direction, Zayn Malik.

Gigi Hadid është fotografuar e vetme teksa po dilte nga një ndejë në Nju Jork, të enjtën, shkruan DailyMail.

Modelja 23-vjeçare ishte veshur në të zeza, ajo mbante një palë xhinse, pantallona, pallto dhe po ashtu çizme të zeza.

Image

Ajo kishte fshehur sytë pas syzeve të errëta, kurse buzët i kishte bërë të kuqe.

Muajin e kaluar, një burim i “US Weekly” zbuloi se ata janë ndarë por që mund të bashkohen sërish.

Image

Sipas kësaj reviste, thuhet se Gigi u përpoq shumë në këtë marrëdhënie, por Zayn ishte gjithmonë i zënë me angazhimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat