Dafina Zeqiri ndjek trendin botëror, vjen me stil të ri të flokëve

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri ndjek trendin botëror, vjen me stil të ri të flokëve

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:15
Dafina Zeqiri

Ajo njihet si një ndër femrat që më së shumti eksperimenton me dukjen e saj që më pas pëlqehet prej fansave.

Bëhet fjalë për super këngëtaren shqiptare Dafina Zeqirin, e cila shpeshherë freskon veten me ndryshime të stilit të flokëve.

Bukuroshja e dëshmoi këtë edhe me fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale, ku ndiqet mbi 1 milion persona.

Zeshkania shihet qartë se ki ka shkurtuar flokët dhe i ka shoqëruar me balluke, i cili stil ka filluar të bëhet trend botëror.

Nuk dihet nëse do të shfaqet me këtë stil të flokëve edhe videokëngën e re që ka paralajmëruar se do ta sjell shumë shpejt para fansave.

Kujtojmë se pak para vitit të ri, Dafi publikoi këngën “Alo” në bashkëpunim me Dj Geek që është shikuar mbi pesë milionë herë në YouTube.

Ndryshe, këngëtarja do të sjell edhe këngë të reja gjatë këtij viti si dhe do të mbajë disa koncerte.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat