Velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka treguar së fundmi se kur ajo mund të largohet nga puna.
Kejvina ka bërë një debat nëpërmjet disa komenteve me një ndjekëse në një prej fotove të saj në llogarinë e “Instagram”-it.
“Kur do të heqë dhe ty Ermali, se po na dhembin sytë”, i shkruante një ndjekëse në njërën nga fotot e “Instagram”-it.
Kthella tha se rasti i vetëm kur mund ta hiqte nga puna Ermal Mamaqi, ishte kur t’i mbushej mendja të ikte vetë.
“Pse do shkosh ti?”, e pyeti Kevina. “Nuk shkoj unë jo vetë, ti ik se po na dhembin sytë na le pa parë xingun”, i përgjigjet komentuesja.
“Nuk ndodh tek unë të më heqin nga puna zogu, kështu që taksirat ruaji sytë e tu derisa sa të më mbushet mendja mua edhe shikim të mbarë ndërkohë mmm dhe stili jot shumë skandal gjithsesi”, i është përgjigjur Kejvina.