I kopjoi veshjen, Zaimina Vasjari thumbon me stil Luanën

Bota e Yjeve

I kopjoi veshjen, Zaimina Vasjari thumbon me stil Luanën

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 21:14
Zaimina Vasjari

Në momentin që këngëtarja Zaimina Vasjari publikoi fotografi nga festa e bukur e ditëlindjes së vajzës, u tha se ajo kishte kopjuar në veshje Khloe Kardashian.

Në ditëlindjen e së bijës, Zaimina u shfaq me një fustan me fruda në pjesën e poshtme dhe me xixa në pjesën lart. E të gjithë menduan se ishte i frymëzuar nga fustani që Khloe veshi për festën e Krishtlindjes.

E mesa duket ky model fustani i ka pëlqyer edhe moderatores Luana Vjollca, e cila e ka veshur në koncertin e saj të fundit. Por ajo ka zgjedhur ngjyrën e bardhë.

Si pasojë, Zaimina ka postuar në “Instastory” një fotografi të saj nga ditëlindja e të bijës dhe në të ka vënë një emoji me shprehi ironike që të gjithëve po iu lë përshtypjen që i drejtohet Luana Vjollcës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat