Kampionia amerikane zbulohet “pa dashje” në mbrëmjen gala

Bota e Yjeve

Kampionia amerikane zbulohet “pa dashje” në mbrëmjen gala

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 09:07
Lindsey Vonn

Mbrëmja gala e Laureus World Sports Awards 2019, mbajtur në Monaco të Francës, ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve nga e gjithë bota. Por protagonistja e padiskutueshme për mediat rozë, ka qenë kampionia amerikane në ski, Lindsey Vonn.

Bukuroshja amerikane kishte zgjedhur të veshë një fustan që i ekspozonte thuajse totalisht gjysmën e poshtme të trupit, ndërsa fotot bënë xhiron e botës brenda pak minutave.

Përveç se kampione në ski, Lindesy Vonn njihet edhe si një modele mjaft e suksesshme, pasi në jo pak raste ka pozuar për të reklamuar veshje të markave të ndryshme botërore.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat