Dua duket sensacionale në ‘Brit Awards 2019’, e veshur me fustan të hapur në pjesën e dekoltesë

Bota e Yjeve

Dua duket sensacionale në ‘Brit Awards 2019’, e veshur me fustan të hapur në pjesën e dekoltesë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 20:14
Dua Lipa

Yjet më të mëdha të muzikës britanike ndodhen në O2 Arena në North Greenwich të Londrës, ku sonte (e mërkurë) zhvillohet ceremonia ‘Brit Awards 2019’.

Evenimenti që udhëhiqet për të dytin vit radhazi nga komiku Jack Whitehall, do ta nderojë këngëtaren Pink për arritje në karrierë, me çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në muzikë.

Kjo mbrëmje është e veçantë për shqiptarët, pasi në të konkurrojnë dy yjet botërore të muzikës nga Kosova, Dua Lipa dhe Rita Ora.

23-vjeçarja Dua udhëheq garën me katër nominime, kurse 28-vjeçarja Rita konkurron me dy nominime në ceremoninë e sivjetme.

Dua ishte ndër yjet e para që arritën në tepihun e kuq në ‘Brit Awards 2019’dhe është kujdesur që të marrë gjithë vëmendjen me dukjen e saj.

Këngëtarja dukej sensacionale me një fustan të hapur në pjesën e dekoltesë, ndërsa mbante edhe një qafore mjaft të ngritur.

Ky është viti i dytë radhazi, ku autorja e “New Rules” ka më së shumti nominime në ‘Brit Awards’ (pasi në vitin 2018 kishte konkurruar me pesë nominime dhe i kishte fituar dy çmime – artistja më e mirë britanike dhe depërtimi i vitit). 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat