Ed Sheeran shpërblehet me çmimin për “arritje globale” në ‘Brit Awards 2019’

Bota e Yjeve

Ed Sheeran shpërblehet me çmimin për “arritje globale” në ‘Brit Awards 2019’

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 22:25
Ed Sheeran

Këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran, është nderuar me çmimin për “arritje globale” në ‘Brit Awards 2019’.

Kjo arritje vjen si rrjedhojë e suksesit të tij me albumin e fundit “Divide”, i cili është shituar me miliona kopje në mbarë botën.

Nga ky album rrjedh edhe super hiti “Shape of you”, që renditet aktualisht si kënga e dytë më e klikuar në historinë e YouTube.

Megjithëse u shpërblye, këngëtari nuk ishte prezent në mbrëmje për të tërhequr çmimin, kjo ngase ai ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Faleminderit shumë për çmimin dhe më falni që nuk mund të isha pjesë e mbrëmjes, sepse jam në turin tim amerikane. Faleminderit sërish”, ka thënë Ed Sheeran përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë.

Të njëjtin çmim, Ed Sheeran e kishte fituar edhe vitin e kaluar në “Brit Awards”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat