Publikohet shifra e ‘çmendur’ që është shpenzuar për ‘baby shower-in' të Meghan Markle

Bota e Yjeve

Publikohet shifra e ‘çmendur’ që është shpenzuar për ‘baby shower-in' të Meghan Markle

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 16:14
Meghan Markle

Pak ditë më parë Meghan Markle udhëtoi drejt New York-ut për të organizuar një festë për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë.

Dukesha mblodhi mikeshat e saj më të mira si: Serena Williams, Misha Nonoo, Jessica Mulroney, Abigail Spencer, dhe Priyanka Chopra. 

Daily Mail ka zbuluar shifrën marramendëse që është harxhuar për organizimin dhe janë plot 200 mijë euro.

Pavarësisht se shumë persona e kanë kritikuar Meghan për shpenzimet, është mësuar se gjithçka e kanë paguar mikeshat e saj. 

Mikesha e saj Serena William ka paguar plot 75 mijë dollar ndërsa një tjetër mikeshë i ka paguar Meghanit një xhet privat 100 mijë dollar për t’a marrë në New York.   

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat