Kapet “mat” spanjolli, zbulohet lidhja sekrete

Bota e Yjeve

Kapet “mat” spanjolli, zbulohet lidhja sekrete

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:59
Lucia Rivera

Është zbuluar lidhja sekrete e pilotit të MotoGP, Marc Marquez me modelen nga revista “Hola”. 

Shtatë herë kampioni i MotoGP-së i ka surprizuar të gjithë teksa është zbuluar ditën e Shën Valentinit se zemra e tij është “e zënë”. Revista e ka fotografuar falë paparacëve me modelen Lucia Rivera, gjatë një puthjeje në publik. 

Piloti është përpjekur gjithmonë për t’i mbajtur larg medias historitë e tij të dashurisë. Por këtë herë çifti janë kapur mat, pas një darke romantike në Barcelonë. 

Modelja që e ka nisur karrierën e saj që në moshën 16 vjeçare ëndërron që të bëhet pjesë e engjëjve të Victoria Secret, a do ta ketë më të lehtë të evidentohet pas publikimit të kësaj lidhjeje?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat