Erik Fullani kapet mat me vajzën e deputetes shqiptare

Bota e Yjeve

Erik Fullani kapet mat me vajzën e deputetes shqiptare

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 07:56
Erik Fullani

Erik Fullani vazhdon të mbetet shumë i komentuar për jetën private dhe muaj më parë ai pranoi se ishte në një lidhje me një vajzë bukuroshe të quajtur Maria Chiara.

Mirëpo mesa duket lidhja e tyre ka marrë fund pasi Eriku sot po përflitet se është në një lidhje me një vajzë tjetër.

Bëhet fjalë për vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejdën e cila është modele dhe një nga vajzat më të komentuara në media.

Dyshimet kanë lindur pasi dyshja ndodhen aktualisht në Romë dhe kanë postuar foto nga të njëjtat vende, Koloseu i Romës apo shatërvani i famshëm Fontana Di Trevi ku shkojnë të dashuruarit.

"Intv.al" ka vënë re gjithashtu se në një prej fotove të postuara nga Eriku shfaqet edhe Kejda, siç mund ta shihni nga veshja dhe thonjtë e saj.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat