Bebe Rexha udhëton në New York, për t’u pajtuar me babin

Bota e Yjeve

Bebe Rexha udhëton në New York, për t’u pajtuar me babin

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:43
Bebe Rexha

Bebe Rexha është kthyer në New York për ta takuar babin e saj me të cilin ajo nuk ka folur që dy javë për shkak të videos “pornografike” që e ka lënë atë të hidhëruar pasi që ajo është shfaqur në publik

Këngëtarja Bebe Rexha është kthyer sot në New York derisa do të përpiqet që të pajtohet me babin e saj për shkak të videoklipit të saj të nxehtë.

Këngëtarja kishte treguar vet se ajo në rrjetet sociale se nuk ka folur me babin e saj që disa javë.

“Është mirë që të ndaloni postimin e kësaj pornografie të çmendur sepse je duke më sëmurë”, e kishte postuar një mesazh të babit të saj Bebe.

“Nuk mund ta duroj këtë gjë. Jam i turpëruar kudo që shkoj në publik. Jam shumë i zhgënjyer me ty, nuk mund ta besoj”, citohet të këtë thënë Flamur Rexha.

“Babi i im më urren”, kishte postuar ajo në një postim në Instagram Bebe.

Këngëtarja më vonë kishte qartësuar se ky shkëmbim i saj i mesazheve më babain kishte qenë sarkastik pasi kishte pasur fansa që e kishin sulmuar babin e saj në rrjetet sociale.

Rexha më vonë kishte thënë se babi i saj nuk është një burrë i keq dhe e kishte shlyer statusin.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat