Gigi Hadid, ndryshe në ballinën e Vogue Arabia

Bota e Yjeve

Gigi Hadid, ndryshe në ballinën e Vogue Arabia

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 06:42
Gigi Hadid

Gigi Hadid ka bërë një fotosesion të ri me fotografin e njohur Peter Lindbergh, i cili e ka fotografuar atë për herë të parë në përvjetorin e dytë të revistës Vogue Arabia

Ballina e re e kësaj reviste i është besuar supermodelës Gigi Hadid, pasi që ndodh rrallë që fotografi i njohur Peter Lindbergh të bëj fotosesione për modele.

Hadid (23) ka bashkëpunuar edhe më parë me gjermanin, i cili mori famë për shkak të fotografisë së tij në film, kurse bëri fotografi për herë të parë në përvjetorin e dytë të Vogue Arabia- rezultati ashtu si ishte parashikuar, dramatik.

Image
Image

Në gjashtë fotot e para-përfshirë dy imazhe-Gigi ka pozuar me veshje të Ashi Studio Coutore një veshje me lule brenda një fustani krem.

Pas saj shihen dritat e qytetit në muzg që prodhojnë një dramë prekëse, përderisa ajo shtrohet pranë një dritare të gjatë, me një veshje të kompletuar me këpucë të Yohji Yamamoto dhe dorëza të Maison Fabre.

Në imazhin e dytë, Hadid paraqitet nga hijet, ku ekspozon tiparet e saj të bukura nga hijezimet në sy dhe një buzëkuq të pasur me ngjyrë të kuqë derisa ajo i ofron kamerës një shikim të mahnitshëm.

Foto e tretë prodhon të njëjtën temë, me modelen amerikano-palestineze që ka të vënë të njëjtin make-up, derisa ka të veshur veshjen nga Saint Laurent të punuar nga Anthony Vaccarello, çorape të Haider Ackermann dhe dorëza të Ann Demeulemeester.

Në imazhin e katër Hadid është e fotografuar bardh e zi përderisa pas saj është muri plaster, një shikim që e bën atë të duket mendueshëm para kamerës.

Gjithmonë elegante, modelja me shije tërheq vëmendje me veshjen e saj me pantallona të gjerë, çizme, rrip dhe shami- të gjitha të punuara nga dizajneri belg, Demeulemeester.

E shtrirë në një tavolinë për ballinën arabisht të revistës mujore, Gigi është e veshur me markën Givenchy hermafroditë, përderisa në edicionin e gjuhës angleze ajo pritet që të paraqitet me veshje të Giambattista Valli.

Fotografitë janë bërë në një ambient familjarë për Gigin, e cila po pozon për herë të dytë për ballinën e Vogue Arabia dhe është në ballinën e Vogue për 37-të në total.

Por ajo insiston në suksesin e jashtë zakonshëm shkëmbehet me motrën e saj supermodele Bella të cilat punojnë shumë dhe janë të përkushtuar, ku më pak qëndrojnë afër prindërve të tyre-të cilët janë pronar të suksesshëm të patundshmërive. Mohamed Hadid dhe ish gruaja e tij që është aktore e “Real Houseëives of Beverly Hills”,  Yolanda Hadid.

“Shumë njerëz bëjnë deklarata për familjen time, por fëmijëria e jonë nuk ishte ‘Hollyëood’”, ka thënë ajo në intervistën për kryeredaktorin e Vogue Arabia, Manuel Arnaut.

“Prindërit e mij kurrë nuk e kanë shfrytëzuar suksesin e tyre për mua, gjithmonë e kam ditur pas shkollës së mesme se duhet të punoj vetë për të arritur, kështu që asnjëherë nuk jam ulur dhe kam punuar”.

Për momentin në lidhje me ish yllin e “One Direction”, Zayn Malik, Hadid po ashtu i ka dhënë merita trashëgimisë amerikano-palestineze që e ka bërë atë një person më gjithëpërfshirës.

“Të jesh arabe ka ndikuar të unë që të jem më e afër dhe të jem më afër të gjitha fushave, ku kam kuptuar që të jesh më shumë se një gjë nuk ju bën që të jeni diçka tjetër”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat