Këngëtarja shqiptare zbulon se udhëton me autobus: Më falni që nuk sillem si divë

Bota e Yjeve

Këngëtarja shqiptare zbulon se udhëton me autobus: Më falni që nuk sillem si divë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:31
Fifi

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi është dalluar gjithmonë për thjeshtësinë, çiltërsinë dhe humorin që e karakterizon.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një pjesë nga përditshmëria, ku pi udhëton me autobus.

“Nuk kam pasur kurrë turp të jetoja jetën time… Udhëtoj shpesh sepse shtëpia e familjes sime është në Prishtinë… Dhe po, udhëtoj me autobus… Mund të më pyesni ” Por pse jeton si një njeri normal?”… Sepse sinqerisht njerëz, unë jam një njeri normal… Zoti thjesht më bekoi me zërin por kjo nuk bën ndonjë diferencë të madhe… Më falni që nuk dua të jem “e paprekshme” apo të sillem si një diva fake apo ku di unë… Askush nuk është në vendin tonë dhe nuk do të jetë ndonjëherë, apo jo? Jam ende Filloreta Raçi në fund të ditës… E bija e Avni dhe Nurije Raçit!”, shkruan ajo në postimin e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat