Aurela Gaçe ka dy fjalë për njerëzit që mburren me veshjen: Do ju grisen brekët nga...

Bota e Yjeve

Aurela Gaçe ka dy fjalë për njerëzit që mburren me veshjen: Do ju grisen brekët nga...

Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:16
Aurela Gaçe

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, ka dhënë së fundmi një mesazh për të gjithë ata persona që mburren dhe tregojnë emrat e markave të veshjeve të tyre.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Aurela është shprehur se të veshësh emrin e markës dhe ta nxjerrësh atë në pah është varfëri shpirtërore e atyre personave që deri dje nuk kanë pasur bukë për të ngrënë.

Këngëtarja e njohur tregon se u referohet “p*rdhacëve” të fshatit tonë. Ndërkohë me ironi atyre u thotë që të derdhin ujin e fasuleve ndryshe do t’ju grisen brekët.

“Mundohem të mos i gjykoj njerëzit dhe gjej nga një justifikim për veprimet e tyre, por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave, më duket se nuk dinë të gëzojnë plotësisht paranë që me ‘mund’ kanë mbledhur. Të mburresh akoma me emrin që ke veshur më duket kaq varfëri. Shpirtërore, sigurisht. Nejse… Do thoni ju, po mirë, ka mundësi dhe pse jo? Po, po dakord, vetëm se fakti që e tregon më bën të qesh. Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhacëve bosh të këtij fshatit tonë madhështor, ku paradën e bëjnë pikërisht ata që dje mbase edhe buka u mungonte. (Kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë nuk u mësuam se çfarë veshin, çfarë hanë, ndoshta ngaqë ata janë bërë të pasur falë pasioneve, në kundërshtim nga këta tanët që pasion kanë lekun. (Ta gëzojnë vetëm të mos harrojnë fasulet… T’i ziejnë e ta derdhin ujin e parë, se përndryshe do ju grisen brekët nga pordhët)”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat