I kujt është ky buzëkuq? Fansi kap “mat” Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Bota e Yjeve

I kujt është ky buzëkuq? Fansi kap “mat” Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Më: 2 mars 2019 Në ora: 14:30
Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Pas performancës shumë të afërt në ndarjen e çmimeve “Oscar”, Lady Gaga u përfol se është në një lidhje dashurie me Bradley Cooper.

Këngëtarja me famë botërore performoi me kolegun e saj këngën “Shallow” ku shkëmbyen një shikim që nxiti spekulimet se janë të dashuruar.

Lidhur me këto thashetheme ka reaguar vetë ylli i pop-it, duke i hedhur poshtë e duke u shprehur se janë miq të mirë.

Por së fundmi është publikuar një foto e tyre që është bërë menjëherë virale. Fotografia është publikuar nga një fans i aktorëve dhe është realizuar nga premiera e filmit në Los Anxhelos në shtator, ku duket buzëkuqi i Lady Gaga në mjekrën e Bradley.

Kjo foto ka ngjallur sërish dyshimet se Gaga dhe Cooper janë të lidhur. Ndërkohë kujtojmë se Bradley vazhdon lidhjen me supermodelen Irina Shayk, me të cilën ka dhe një fëmijë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat