Rita Ora ndërpret papritur koncertin e saj, ja çfarë i ndodhi këngëtares

Bota e Yjeve

Rita Ora ndërpret papritur koncertin e saj, ja çfarë i ndodhi këngëtares

Më: 3 mars 2019 Në ora: 18:07
Rita Ora

Mbrëmjen që lamë pas këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka realizuar një koncert në Sidnei, por veprimi i saj i habiti të gjithë ata që ishin në këtë koncert.

Rita ndaloi performancën dhe u shpreh:“Mund ta ndalojmë shfaqjen. Të gjithë ndaloni. Adam ka një pyetje”, -tha Rita. Më pas djali kërkoi t’i afrohej më tepër skenës, por Rita nuk e lejoi, shkruan Daily Mail.

“Po bëhesh pak nazeli i dashur. Të gjithë kanë blerë një biletë për këtë shfaqje. Na vjen keq djema”. Por më pas këngëtarja arriti të dëgjonte se çfarë djali kishte për të thënë.

Ai komplimentoi këngëtaren pasi kishte ardhur në koncert pa e ditur se çfarë e priste. “Tani unë fitova një fans”, - tha Rita për të vijuar më pas me performancat e saj duke I kërkuar falje publikut për këtë ndërprerje.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat