Cardi B dhe Offset kalojnë pushime tropikale mes përqafimeve në Meksikë

Bota e Yjeve

Cardi B dhe Offset kalojnë pushime tropikale mes përqafimeve në Meksikë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 07:57
Cardi B dhe Offset

Cardi B dhe Offset u shkëputën disa ditë nga kariera e tyre për të kaluar pushime luksoze në Cabo San Lucas, Meksikë.

Por gjithçka e ka një fund.

Të mërkurën, çifti i rilidhur i lanë pushimet e tyre tropikale dhe vajtën në aeroport, ku u fotografuan të kapur krahë për krahë duke u ngjitur në avionin e tyre privat.

Dy yjet ishin të buzëqeshur kur vajtën në aeroport shoqëroheshin nga një mik i tyre i cili i ndiqte kudo.

Duke u shfaqur e relaksuar dhe pa makiazh, Cardi ishte veshur ‘casual’ ditën që do udhëtonte, veshur me një bluze rozë dhe fund të shkurtër xhinsi.

Nju jorkezja e lindur në Bronx ksihte kapur flokët e saj platin topuz në majë të ballit dhe ksihte vënë një shall me lule rreth kokës.

Offset dukej i veshur me shumë stil me pantallona lejla dhe një bluze të zezë.

Çifti i yjeve, me syzet e diellit vënë mbi sy u drejtuan të qetë dhe të gëzuar për në avionin e tyre privat.

Duke u cilësuar si ‘flutura e rrjeteve sociale’, Cardi i mbajti të informuar fansat për pushimet e tyre luksoze, të cilat përfshinë edhe foto seksi të saj të hedhura në Instagram.

Reperja 26 vjeçare e këngës “Please Me” dukej super në rrobebanjot e saj të verdha, të  cilat nxirrnin në pah format e saj të bëshme.

Çifti, i cili ka një vajzë 7 muajshe të quajtur Kulutre, u nda në dhjetor pasi Offset u kap duke tradhëtuar.

Po, pas shumë ndjesave publike, ku Offset shfaqi pendesën dhe dashurinë për gruan e tij, ata u ribashkuan para disa javësh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat