Plot energji pas pushimeve, Luana paralajmëron diçka të re

Bota e Yjeve

Plot energji pas pushimeve, Luana paralajmëron diçka të re

Më: 10 mars 2019 Në ora: 14:42
Luana Vjollca

Luana Vjollca nga Londra ka paralajmëruar se shumë shpejt kthehet me gjëra të reja.

Luana Vjollca ditët e fundit ka pushuar në Londër, nga ku nuk i ka kursyer fotografitë për ndjekësit.

Përmes një imazhi që ka postuar së fundi, ajo ka thënë se është mbushur plot energji për t’u rikthyer në punë.

“Me energji plot per tu rikthyer ne pune! Urime e diela”, ka shkruar Luana.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Luana Vjollca është “Boll u bo tu vujt”, baladë kjo që u prit mirë në publik.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat