Bebe Rexha e thjeshtë në përditshmëri, shijon shëtitjet me qenin e saj në parkun e Hollywoodit - Bota Sot
Bebe Rexha e thjeshtë në përditshmëri, shijon shëtitjet me qenin e saj në parkun e Hollywoodit

Bota e Yjeve

Bebe Rexha e thjeshtë në përditshmëri, shijon shëtitjet me qenin e saj në parkun e Hollywoodit

Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:46
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “Last Hurrah”.

Ndërkohë, ajo vazhdon punën edhe projektet tjera muzikore që do t’i sjellë gjatë muajve në vazhdim.

Bebe Rexha është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar disa fotografi në InstaStory, duke treguar një ditë të zakonshme nga përditshmëria e saj.

Ajo ka shijuar një shëtitje me qenin e saj në një nga parqet e Los Angelesit, ku në prapavijë shfaqen shkronjat e Hollywoodit.

Tërheqëse dhe me dukje atraktive, Bebe Rexha tregoi se edhe ditët e saj të zakonshme janë të thjeshta, dhe mundohet t’i shijojë në maksimum.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...