Bradley Cooper dhe Irina Shayk shuajnë zërat rreth ndarjes

Bota e Yjeve

Bradley Cooper dhe Irina Shayk shuajnë zërat rreth ndarjes

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:32
Bradley Cooper dhe Irina Shayk

Bradley Cooper dukej i lumtur përkrah partneres, Irina Shayk dhe vajzës së tyre, Lea, pas thashethemeve për ndarje.

Çifti filluan lidhjen më 2015, ndërsa dy vite më vonë mirëpritën vajzën, Lea, shkruan DailyMail.

Bradley Cooper, 44 vjeç, dhe e dashura e tij Irina Shayk, 33 vjeç, u fotografuan të lumtur ndërsa po shijonin një ditë me vajzën e tyre, të enjten pasdite.

Dyshja ishin pre e thashethemeve pas performancës së Bradley me Lady Gagën në “Oscars”, ku thuhej se kishte diçka më shumë rreth tyre.

Megjithatë, ata shuan zërat për krizë në lidhjen e tyre, duke u shfaqur të buzëqeshur në Los Angeles.

Irina ishte veshur në veshje sportive, ndërsa shfaqi bukurinë natyrale pa grim në fytyrë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat