Aurela Gaçe ka përgjigjen ironike për komentuesin që i përmendi lekun, i ofron një vend pune për… - Bota Sot
Aurela Gaçe ka përgjigjen ironike për komentuesin që i përmendi lekun, i ofron një vend pune për…

Bota e Yjeve

Aurela Gaçe ka përgjigjen ironike për komentuesin që i përmendi lekun, i ofron një vend pune për…

Më: 16 mars 2019 Në ora: 11:49
Aurela Gaçe

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të komentuara në mediat rozë dhe rrjetet sociale. Ajo është gjithashtu edhe një nga personazhet publik më të drejtpërdrejtë.

Së fundmi, Aurela ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram” një video ku tregon datat dhe vendet ku do të mbajë koncert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Videoja mori menjëherë mijëra pëlqime e qindra komente, ku njëri prej ndjekësve nga videoja iu duk sikur këngëtarja ishte e pirë. Komenti është parë nga Aurela, e cila i është përgjigjur:  “hahaha epo vetem mes nesh kam pare edhe te te kene xhan, edhe te fe “gjykojne” paksa😂😉. Mesa shoh videon, as goja s’me merret, fjalet me diksion te plote, mendimet e qarta…keshtu qe vertete se kuptoj si i thuhet dikujt dukesh e pire😂 kur ka kafe ne dore😂😂😂😂. Ketej nga flas une tani eshte orar per te ngrene,jo per te pire😂. Nejse. Te falenderoj per respektin 😊”.

Ndërsa një tjetër i shkruan sesa shumë para ka arritur që të bëjë këngëtarja me koncerte, përmes shprehjes “leku letër”. Pasi ka lexuar komentin, këngëtarja me ironi i ka ofruar një vend pune.

“aman se me duhet nje llogaritar, mua, atyre qe bejne vizat, atyre qe marrin me qera ambjentet , veglat, biletat e avioneve, hotelet,fustanet etj etj si keto. Si thua? Apo çe do, ti ashtu ashtu i qan llogarite e te tjereve qe per se largu”, i përgjigjet ajo.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...