“Të ka marrë malli me u gric me mua?”, Luana i kthehet publikisht Ermalit pasi i komentoi në foton seksi - Bota Sot
“Të ka marrë malli me u gric me mua?”, Luana i kthehet publikisht Ermalit pasi i komentoi në foton seksi

Bota e Yjeve

“Të ka marrë malli me u gric me mua?”, Luana i kthehet publikisht Ermalit pasi i komentoi në foton seksi

Më: 18 mars 2019 Në ora: 14:40
Luana Vjollca

Moderatorja e njohur Luana Vjollca është një nga femrat e showbiz-it shqiptar më të komentuara në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Postimet e saja në “Instagram” tërheqin menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Gjithashtu edhe jeta e saj profesionale dhe private ka interes për publikun.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto të shkrepur në pushimet e saj në Maldive ku shihej e shtrirë në një rrjetë e cila qëndronte mbi det. Me këtë foto, Luana ka pyetur gjithë fansat e saj se si po e kalonin të dielën.

Si gjithë postimet e tjera të moderatores, edhe kjo foto mori menjëherë mijëra pëlqime e komente, ku nuk ka munguar as ai i moderatorit të njohur Ermal Mamaqi.

“Mirë çka…edhe ne mbahemi. Rrofsh që pyet. Si ishte rrjeta?”, i  ka shkruar Ermali duke shkrirë së qeshuri ndjekësit.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...