Hoqi unazën e fejesës dhe thanë se u ndanë, por miliarderja fotografohet bashkë me kriminelin më seksi në botë

Bota e Yjeve

Hoqi unazën e fejesës dhe thanë se u ndanë, por miliarderja fotografohet bashkë me kriminelin më seksi në botë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 14:44
Chloe Green dhe Jeremy Meeks

Disa ditë më parë, mediat e huaja shkruanin se krimineli më seksi në botë, Jeremy Meeks dhe e fejuara e tij miliardere, Chloe Green janë ndarë. Sipas tyre, prishja e kësaj lidhjeje erdhi pas një grindjeje në Dubai.

E teksa asnjëri prej tyre nuk reagoi në lidhje me këto lajme, këtë të diel ata janë parë së bashku në një udhëtim romantik në Tajlandë.

Trashëgimtarja e “Topshop”-it dukej e lumtur dhe e qetë ndërsa po voziste me kanoa drejt jahtit. Nga fotot e publikuara nga “Daily Mail” duket se mes tyre gjërat janë rikthyer si më parë, pas grindjes së 19 shkurtit në një klub nate.

Chloe, e cila ka një djalë 10-muajsh të quajtur Jayden me modelin, në fotot e publikuara pas incidentit në profilin e saj në “Instagram” u dallua pa unazën e saj të fejesës, si një mesazh se marrëdhënia e tyre prej 18-muajsh mund të ishte e tensionuar.

Image
Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat