Nga marka me emrin e saj te filmat erotikë, jeta e Aurela Hoxhës në Spanjë me biznesmenin - Bota Sot
Nga marka me emrin e saj te filmat erotikë, jeta e Aurela Hoxhës në Spanjë me biznesmenin

Bota e Yjeve

Nga marka me emrin e saj te filmat erotikë, jeta e Aurela Hoxhës në Spanjë me biznesmenin

Më: 18 mars 2019 Në ora: 19:58
Aurela Hoxha

Nga marka me emrin e saj te filmat erotikë, jeta e Aurela Hoxhës në Spanjë me biznesmenin (FOTO)

Rreth më pak se një vit më parë, në maj të viti 2018, Aurela Hoxha arriti të lançojë biznesin e saj personal, linjë lingerie dhe rroba banjo që mbajnë emrin e saj.

Ky ishte me të vërtetë një sukses për vajzën, e cila është marrë vazhdimisht me modeling dhe televizion në Shqipëri, pasi ajo ia doli të bëhet sipërmarrëse në një qytet shumë të lakmuar të Europës, siç është Barcelona, ku po jeton prej më shumë se dy vitesh. Por si arriti të realizojë këtë dëshirë të saj të hershme për të pasur një brand të vetin?

Natyrisht, edhe në Shqipëri ajo ka pasur vazhdimisht iniciativa të tilla, por Barcelona ishte alternativë më e mirë, pasi tregu aty është më i madh dhe krahas talentit që nuk i ka munguar asnjëherë, Aurela ka në krah partnerin e saj, i cili është rezident në Barcelonë prej shumë vitesh dhe ka aty biznese të konsoliduara në fushën e hotelerisë.

Djaloshi nga Miloti dhe Aurela janë njohur gjatë pushimeve të saj në Spanjë nga miq të përbashkët rreth 3 vite më parë. Që pas takimit të parë, ishte Albani ai që vendosi të vijë drejt Shqipërisë për të kaluar më shumë kohë me të dashurën e tij të re.

Në një nga këto udhëtime, në verën e vitit 2017, ata zgjodhën që të kalojnë disa ditë në Dhërmi, ku edhe u fotografuan nga paparazzi i “Panorama Plus” dhe ku patëm mundësi të shohim për herë të parë portretin e të zgjedhurit të Aurelës.

Edhe pse ishin në një rreth miqsh, nga sjellja e Aurelës me djalin e gjatë simpatik dukej qartë që ishte një marrëdhënie mes të dashurish, prandaj dhe ne e patëm komentuar asokohe si të tillë. Pas shumë ecejakesh Shqipëri-Spanjë, çifti vendosi të niste bashkëjetesën në Spanjë.

Aurela nuk u mjaftua me jetën luksoze që i siguronte partneri i pasur, por kërkoi famën dhe suksesin nën emrin e saj, gjithmonë në fushën që ajo ka pasion, modën. Tashmë, Aurela duket mëse e kompletuar në jetën private, me një partner që i është përkushtuar në maksimum dhe me karrierën profesionale, e cila duket se po ecën shumë mirë.

Ndërkohë, ambicia e Aurelës është shtrirë edhe në fusha të tjera gjatë qëndrimit në Barcelonë. Pak muaj më parë ajo pati deklaruar se po merret me një projekt të rëndësishëm. Nuk ka treguar gjëra thelbësore rreth projektit, por disa detaje të vogla i ka ndarë me mediat.

Hoxha duket se është duke bashkëpunuar me studion e artit, modës dhe kinemasë “Belledejour”, i frymëzuar nga filmi i famshëm i vitit 1967 me të njëjtin titull, në përshkrimin e saj në “Instagram” shkruan: “Kryevepër e Erotikës”.

Krijimet e kësaj studioje duket se kanë në fokus erotikën dhe nisur nga ato pak pamje që Aurela ka publikuar nga xhirimet që po kryen me studion, modelen do ta shohim tashmë në rolin e aktores dhe tepër joshëse. Kjo nuk është eksperienca e parë e Aurelës në kinematografi dhe në role të një femre joshëse. Kujtojmë se në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, ajo shfaqet nudo, teksa bën dush.

Si përfundim, mund të thuhet se bukuroshja Aurela Hoxha, që pak javë më parë mbushi 34 vjeç, po ia del për mrekulli në të gjitha sipërmarrjet e saj të rëndësishme. Divorci pas 12 viteve martesë nuk ia zbehu aspak dëshirën për të rifilluar fuqishëm dhe për ta çuar në një tjetër nivel jetën e saj private dhe profesionale, me shumë sukses. Vajza e qetë, me linja dhe me sjellje elegante, që di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen dhe të të bëjë për vete, po bën realitet ëndrrat e saj.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...