Aktorja e famshme rikthehet me ish-të dashurin 18 vite më të ri, futbollisti ka disa kushte

Bota e Yjeve

Aktorja e famshme rikthehet me ish-të dashurin 18 vite më të ri, futbollisti ka disa kushte

Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:02
Pamela Anderson dhe Adil Rami

Gjashtë muaj pas lajmit për prishjen e fejesës, aktorja e famshme Pamela Anderson dhe futbollisti i njohur, Adil Rami, po i japin një tjetër shans njëri-tjetrit.

TMZ shkruan se 51-vjeçarja dhe 33-vjeçari janë kthyer bashe prej disa javësh. Sipas burimeve, futbollisti po e largon Pamelen nga miqtë dhe familja e saj, si dhe nga jeta e natës apo nga festat, pasi nuk bëjnë më për të.

Kohë më parë, aktorja u shpreh gjatë një interviste se nuk priste që dashuria e tyre të zgjaste.

Ndërkohë n shtator të vitit t kaluar u raportua se aktorja u nda, pasi Rami nuk obligohej shumë si baba, si dhe sepse ai nisi të diskutonte rreth martesës.

Futbollisti i njohur, i cili u lidh fillimisht me aktoren në 2017-n, ka dy djem binjakë 2-vjeçarë, Zayn dhe Madi me ish-partneren, Sidonie Biémont.

“I theu zemrën Pamela-s pasi nuk i shikonte fëmijët aq sa duhej, kështu që ajo vendosi të ndahej. Ajo u largua nga jeta e tij, në mënyrë që ai t’u përkushtohet atyre në mënyrën e duhur”, tha një burim pas ndarjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat