“Dështake”, Zaimina i mbyll gojën fanses së Tayna-s me përgjigjen e papritur

Bota e Yjeve

“Dështake”, Zaimina i mbyll gojën fanses së Tayna-s me përgjigjen e papritur

Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:09
Zaimina Vasjari

Ndonëse prej kohësh është larguar nga muzika, këngëtarja Zaimina Vasjari ende vazhdon të ndiqet dhe të komentohet shumë në rrjetet sociale e media.

Jeta e saj private përbën një interes të madh për fansat. Së fundmi, Zaimina ka lënë një koment komplimentues në një nga postimet e reperes Tayna, e cila prej disa ditësh është larguar me pushime në Tailandë.

Zaimina i la reperes një emoji të zjarrit te një foto, dukë lënë të nënkuptohej se ajo dukej shumë bukur. Por një fanse e Tayna-s duket se nuk e ka pritur mirë këtë koment dhe i ka lënë një përgjigje aspak të këndshme Zaiminës.

“Zaimin mbarove t’u i bo marketing vetes në Instagram të Tayna-s. Tayna bëji bllok kësaj dështakes!”, ka shkruar fansja, ndërkohë që Zaimina nuk e ka lënë me aq, por i ka mbyllur gojën me përgjigjen  e saj.

“Të bësh kompliment se sheh një femër të bukur dhe mbi të gjitha të talentuar nuk është marketing për veten. Po kaq horizont ke, nuk të vë faj. Sa për dështaken i kam 3 biznese të suksesshme, po ik merru bëj diçka për veten sa merresh në Instagram”, i shkruan Zaimina.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat