Nevina Shtylla zbulon se në fëmijëri ka qenë pre e bullizmit, ja përse e shanin

Bota e Yjeve

Nevina Shtylla zbulon se në fëmijëri ka qenë pre e bullizmit, ja përse e shanin

Më: 21 mars 2019 Në ora: 19:40
Nevina Shtylla

Moderatorja e njohur Nevina Shtylla ka dhënë së fundmi një “intervistë” në profilin e saj në “Instagram”. Pyetjet i bënin pikërisht ndjekësit e saj të shumtë dhe ajo u përgjigjej në “Instastory”.

Fansat e kanë pyetur në lidhje me profesionin si dhe jetën private. Një ndjekës e ka pyetur nëse mbiemri i kishte sjellë ndonjëherë probleme. Lidhur me këtë, Nevina ka zbuluar se fatkeqësisht si shumë fëmijë, edhe ajo ka qenë pre e bullizmit.

“Jo, nuk është ndonjë mbiemër aq i çuditshëm (merr dhe konotacion pozitiv po ta mendosh). Më kanë ngacmuar të vogël sepse kam pasur syze (ende kam) dhe shpesh jam ndjerë keq. Tani s`e vras mendjen fare se jetojmë në kohën kur insta dhe facebook-u 24/7 i ka bërë ‘qorra’ të gjithë. #karmaisabitch &#ëelcome to the club”, i përgjigjet moderatorja e njohur ndjekësit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat