Jennifer Lopez me veshje 100 mijë dollarëshe bën pazar

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez me veshje 100 mijë dollarëshe bën pazar

Më: 22 mars 2019 Në ora: 00:00
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez njihet për veshjet e saj që kushtojnë shumë, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk blen rroba që nuk janë të markave më të njohura.

Ylli i muzikës pop është parë që ka dalë për pazar në dyqanin e markës H&M bashkë me vajzën e saj 11 vjeçare Emme në New York.

Lopez gjatë kësaj dalje kishte zgjedhur një veshje që kushtonte në total më shumë se 100 mijë dollarë.

Këngëtarja dhe aktorja kishte vënë një palë syze Quay (60 dollarë) që së fundmi është bërë fytyrë e kësaj marke, një palltë ngjyrë të kaltër të hapur nga marka Vince (695 dollarë) që e kishte kombinuar me një xhemper me ngjyrë të njëjtë dhe xhinse me ngjyrë shumë të hapur.

Gjithë pamjen e saj e kishte kompletuar me atltete nga Alexander McQueen (490 dollarë).

Por ‘qershia mbi tortë’ ishte çanta e saj Hermes Birkin, që ajo e ka mbajtur gjatë gjithë javës dhe që ka një çmim prej 100 mijë dollarësh.

Kjo çantë nga lëkura e krokodilit konsiderohet si një nga çantat më të rralla dhe të shtrenjta në botë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat