E akuzuan për operacione plastike, kjo është përgjigjia e ish-Miss Shqipërisë

Bota e Yjeve

E akuzuan për operacione plastike, kjo është përgjigjia e ish-Miss Shqipërisë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:42
Nevina Shtylla

Ish-Miss Shqipëria dhe moderatorja e njohur, Nevina Shtylla është padyshim një nga femrat më të bukura shqiptare.

Ajo së fundi ka bërë një pyetësor në ‘Instagram’ ku iu është përgjigjur pyetjeve të adhuruesve të saj.

Në mesin e shumë të tillave nuk ka munguar as pyetja rreth operacioneve plastike, të cilës nuk ka hezituar ti përgjigjet zeshkanja seksi.

“Duke qenë se punoj me tv automatikisht bëhem pre e shumë paragjykimeve e stereotipeve. Kështu që po, madje njëkohësisht për hundën, buzën e nuk kujtoj edhe çfarë tjetër. Duhet të dini se po flisni me një njeri që qan me të madhe kur i duhet të bëj një gjilpërë. Sidoqoftë nuk jam kundra nëse shërbejnë për të ndihmuar dikë të ndihet mirë me veten. Mbetet zgjedhje personale, jetone jetën tuaj, mos gjykoni.”, ishte përgjigja e Nevinës.

Ndryshe, modelja e njohur aktualisht drejton emisionin e njohur ‘Procesi Sportiv.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat