Historia e dashurisë së Panuçit dhe balerinës së njohur italiane - Bota Sot
Historia e dashurisë së Panuçit dhe balerinës së njohur italiane

Bota e Yjeve

Historia e dashurisë së Panuçit dhe balerinës së njohur italiane

Më: 22 mars 2019 Në ora: 22:51
Kristian Panuçi është i përfshirë prej pothuajse dy vjetësh me balerinën e njohur italiane Samanta Togni

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi është i përfshirë prej pothuajse dy vjetësh me balerinën e njohur italiane Samanta Togni. Çifti është njohur fillimisht në emisionin “Dancing with the Stars” në vitin 2011, por shkëndija midis tyre do të lindte në 2017-ën, kur Panuçi trajnonte skuadrën e Ternanës dhe Samanta ishte e fejuar me mikun e ngushtë balerin të trajnerit.

Balerina është shprehur së fundmi në një intervistë  se ajo çfarë i ka pëlqyer menjëherë tek partneri i saj ishte fakti i të qenurit i drejtpërdrejtë dhe pa filtra. Duke e cilësuar në këtë pikë të ngjashëm me veten, Samanta u shpreh më tej për “Confidenze”se ai ka gjithnjë një batutë të gatshme për të thënë. “I ka sjellë jetës sime gëzim dhe paparashikueshmëri; i ndryshon gjërat në momentin e fundit dhe nga ai nuk e di kurrë se çfarë mund të presësh. Por një gjë është e sigurt, sëbashku është e vështirë të mërzitemi.”

Ndërsa trajneri i kombëtares shqiptare e cilësoi pak kohë më parë marrëdhënien e tij me Samantën një histori të thjeshtë nga dy njerëz që kanë nga një fëmijë, nga një profesion të vetin dhe janë mirë bashkë.

Image

“Ne jetojmë me shumë liri, jam shumë i rezervuar për jetën time private, nuk i vë asnjë titull sepse është normale. Ajo është mama dhe unë jam baba, fëmijët tanë shkojnë mirë kur janë bashkë, sepse edhe Samanta ka një djalë 16 vjeç, në këtë këndvështrim nuk kemi asnjë lloj problem. Kur je gati 45 vjeç kërkon histori të qeta dhe hapësirë vetjake sepse nëse nuk është kështu, ke nevojë të rrish vetëm. Shihemi dy ditë apo shtatë…kjo nuk ndryshon asgjë”, u shpreh ai për një gazetë vendase.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...