Rita Ora pas përfundimit të turneut në Azi, është kthyer në Nju Jork.
Rita Ora zgjodhi të shëtitej e vetme në qytetin e Nju Jorkut gjatë të dielës.
Këngëtarja 28 vjeçare mori vëmendjen e veshur e tëra në ‘denim’, teksa nuk munguan fotografitë e paparacëve të cilët e përcollën atë kado që shkonte.
Rita Ora së fundi ka qenë e komentuar për nisjen e një romance të re me Andrew Watt, me të cilin ishte ndarë para pak muajsh.
Ajo kishte ekspozuar këmbët seksi në minifund, ndërsa e kishte kombinuar me çizme, xhaketë e këmishë, të të njëjtit material.
Para se të ribashkohej me Andrew Watt, Rita ishte në lidhje me aktorin Andrew Garfield.