Arjola Shehu flet për herë të parë për lidhjen me Thomas Strakoshën

Bota e Yjeve

Arjola Shehu flet për herë të parë për lidhjen me Thomas Strakoshën

Më: 25 mars 2019 Në ora: 09:19
Arjola Shehu

Arjola Shehu është një nga moderatorët më simpatike por edhe më e komentuara në media ku pa u përfolur nuk ka mbetur dhe jeta e saj private.

Pak kohë më parë për shkak të një komenti në Instagram u përhap me shpejtësi lajmi që Arjola Shehu është në një lidhje me futbollistin Thomas Strakosha.

E ftuar në ‘Thumb’ Ariola tregoi se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë Thomasin.

Image

”Unë atë njeri nuk e kam takuar asnjëherë. Si mund të lidhesh me një njëri që nuk e ke takuar kurrë se ke përshëndetur njëherë nga afër. Strakosha më bërë një koment shumë dashamirës e kapi një nga portalet dhe filluan.Tani të më lidhesh me një njeri që nuk e kam takuar asnjëherë në jetë, për një koment dashamirës më duket shumë e tepërt ndaj dhe unë nuk kam foluar asnjëherë. Ta lëmë të qetë birin e botës se kushedi ka jetën e vet’ u shpreh Ariola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat