Mesazhet e çuditshme të Angelas në Instagram

Bota e Yjeve

Mesazhet e çuditshme të Angelas në Instagram

Më: 25 mars 2019 Në ora: 20:34
Angela Martini

Modelja shqiptare, Angela Martini ka postuar disa foto provokative në rrjetët sociale, por që e veçanta e tyre është se ajo ka pasur edhe një mesazh me to

Bukuroshja shqiptare në këtë foto tregon më shumë se duhet gjoksin e saj, por jo edhe trupin, derisa ashtu sikurse është ka bërë edhe në disa mesazhe të tjera, ajo bashkë me foto ka përcjell edhe një porosi me to-e fundit është “besa” që është një metodë kanunore e shqiptarëve.  

Në fakt, Angela edhe me parë është e njohur për fotot e saj provokative, që i realizon në bikine në pushimet e shumta të saj bashkë me të shoqin e saj, milionerin rumun Dragos Savulescu.

Por, kohëve të fundit, bukuroshja është paraqitur më shumë vetëm në fotografi, pa Dragosin në krahë.

Statuset e Angelas janë të tipit: “Mënyra shqiptare, besa”,  “Ne nuk e dimë sa të fuqishëm jemi derisa ne detyrohemi të tregojmë forcën tonë të brendshme”, “Armiku më i madh i juaji fshihet në gjërat që nuk i imagjinoni”, etj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat