Beyonce shkon pa reçipeta në 30-vjetorin e “GLAAD Awards”

Bota e Yjeve

Beyonce shkon pa reçipeta në 30-vjetorin e “GLAAD Awards”

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:24
Beyonce

Beyonce u shfaq me një xhaketë, teksa po mbante në duar trofeun “Vanguaed” në 30-vjetorin e “GLAAD Awards”.

Beyonce dhe Jay Z u panë përkrah njëri-tjetrit pasi u ndëruan me një nga shpërblimet më të mëdha të natës së 30-vjetorit të “GLAAD Awards” në Los Angeles, të enjten mbrëma, shkruan DailyMail.

Çifti u bashkuan me një numër të madh yjesh në hotelin “Beverly Hilton” me rastin e ngjarjes, e cila feston përfaqësimet e sakta dhe gjithpërfshirëse të komunitetit  lezbik, homoseksual, biseksual dhe transeksual (LGBTQ) brenda medias.

Dhe ata u njohën për mbrështetjen e tyre të vazhdueshme për komunitet, andaj morën çmimin Vanguard, një nder i dhënë tradicionalisht atyre që aktivisht promovojnë pranimin dhe tolerancën e komunitetit LGBTQ.

Në rrjete sociale, Beyonce më vonë ndau disa imazhe nga kjo ceremoni, ku shihej duke mbajtur trofeun prestigjioz në duar.

Pranë saj qëndronte Jay Z, me pantallona të zi, këmishë e xhaketë të bardhë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat