Ditëlindje ndryshe: Xhensila, Besi dhe Ajka festojnë në vendin e veçantë

Bota e Yjeve

Ditëlindje ndryshe: Xhensila, Besi dhe Ajka festojnë në vendin e veçantë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:40
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Ditën e djeshme këngëtarja  e njohur Xhensila Myrtezaj festoi ditëlindjen. Ndryshe nga personazhet e tjerë, Xhensila kishte zgjedhur të mos shpërndante asnjë nga urimet që mori dhe madje as Besi nuk e uroi në rrjetet sociale.

Siç duket këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj dhe vajzën e vogël kishin zgjedhur që këtë herë të festonin ndryshe nga vitet e tjera. Ndërkohë që të gjithë prisnin të publikoheshin foto nga ndonjë festë e madhe, Xhensila ka postuar disa foto ku ka treguar se ndodhet në kishë së bashku me Besin dhe Ajkën.

“Faleminderit At”, ka shkruar Xhensila në një foto ku shihet në ambientet e kishës dhe po ashtu ka publikuar dhe një foto tjetër ku shihen këmbët e saj të Besit dhe të Ajkës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat