Icardi vijon shterpësinë, Wanda Nara zhvishet në Instagram

Bota e Yjeve

Icardi vijon shterpësinë, Wanda Nara zhvishet në Instagram

Më: 15 prill 2019 Në ora: 09:24
Wanda Nara

Ndërkohë që bashkëshorti i saj futbollist është përfshirë në një debat të pafundëm në ambientin zikaltër, me Icardin që rikthehet si titullar në formacionin e Interit pas plot 8 ndeshjesh në Serie A, ose më saktë prej 9 shkurtit, mbrëmjen e sotme ndaj Frosinones, gruaja e tij nuk shqetësohet aspak.

Përkundrazi, frymëzimin ajo e gjen te komentet e ndjekësve të saj të shumtë në rrjetet sociale, ku edhe ka vendosur së fundi të shfaqë diçka më shumë.

Icardi luante për herë të fundit si titullar të shtunën e 9 shkurtit, atëherë kur shënoi javën e 7 radhazi “thatësirë” për t’u zëvendësuar më pas nga Lautaro Martinez, i cili brenda dy minutash gjeti golin vendimtar ndaj Parmës.

Mbrëmjen e sotme, Icardi luajti të 90 minutat, por sërish nuk arriti të zhbllokohej, veçse të jepte asistin për golin e tretë të Vecinos. Interi, gjithsesi duket të ketë bërë gati alternativat, për ta zëvendësuar argjentinasin gjatë merkatos së verës.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat