“Prestige Resorte” është bërë një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj.
Madje edhe personazhe të famshëm të huaj kanë zgjedhur këtë resort luksoz, për të kaluar disa ditë pushime.
Aktorja e modelja e njohur spanjolle, Natalia Mesa Bush, ka zbuluar se vizita e parë në Shqipëri, në “Prestige Resorte” i ka pëlqyer shumë dhe se ka vendosur që të rikthehet sërish.
Natalia ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi që ka shkrepur herën e parë në “Prestige Resorte” e bashkëngjitur me të shkruan: “Mezi po pres”.
Ndërkohë 35-vjeçarja në 2005-n fitoi një konkurs bukurie në Itali dhe po atë vit u shpall “Femra e Vitit” nga linja e njohur e të brendshmeve “Roberta”.
Në vitin 2008 u shfaq në filmin “La fidanzata di papa” përkrah aktorit të famshëm italian, Massimo Boldi dhe gazetares së njohur, Simona Ventura.