“Shko e bëj hundën”, ish-banorja e “Big Brother” i kthehet keq ndjekësit: Pse nuk zhdukesh…

Bota e Yjeve

“Shko e bëj hundën”, ish-banorja e “Big Brother” i kthehet keq ndjekësit: Pse nuk zhdukesh…

Më: 18 prill 2019 Në ora: 09:55
Jona Kalemaj

Ish-banorja e “Big Brother”, Jona Kalemaj, është një nga femrat e showbiz-it shqiptar më të komentuara. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku herë pas here publikon foto nga përditshmëria e saj.

Fotot e saj tërheqin vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët nuk ngurrojnë që të komentojnë. Ka disa që shprehin fjalë të bukura, por siç ndodh vazhdimisht ka edhe nga ata që kritikojnë dhe bëjnë komente jo të këndshme.

E kështu i ka ndodhur Jonës së fundmi, e cila përmes një postimi në “Instastory” i ka kërkuar një prej ndjekësve që të zhduket nga “Instagram”-i i saj dhe ta lërë atë rehat.

“Dëgjo këtu ti, (mashkull apo femër, apo feshkull, çfarëdo qofsh), se ngele duke shkruar me lloj-lloj adresash fallco, duke më thënë të njëjtën gjë ‘shko bëj hundën.’ Ta rris pak thua? Se më të vogël i bie me e zhduk fare. Pse nuk zhdukesh ti nga ‘Instagram-i’ im dhe të më lësh rehat me super hundën time të shkretë që po i bie në qafë kot…”, mbishkruan Kalemaj.

Kujtojmë se ish-banorja e “Big Brother” është nënë e dy vajzave që quhen Ejsi dhe Santa.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat