Lola Luma: Së shpejti bëhem nënë, rikthim në pasarela sapo të lind - Bota Sot
Lola Luma: Së shpejti bëhem nënë, rikthim në pasarela sapo të lind

Bota e Yjeve

Lola Luma: Së shpejti bëhem nënë, rikthim në pasarela sapo të lind

Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:04
Lola Luma

Modelja me famë botërore, por që nuk e ka harruar asnjëherë origjinën e saj, Lola Luma, është në pritje të ëmbël dhe për ndjesitë e saj në këto kohë flet në një intervistë për “Panorama Plus”.

Si është ajo ndjenja në fillim kur e kupton se do bëhesh nënë?

Lumturi pa fund! Një dashuri e re, e brishtë që lind nga dashuria tepër e madhe që ndiejmë për njëri-tjetrin.

E ke pasur vështirë derisa je adaptuar?

Gjithçka ka ardhur gradualisht, në mënyrë organike. Kam qenë e përgatitur mendërisht për t’u bërë nënë. Sjellja e një krijese të re në jetë do studim. Duhet të kesh baza ekonomike, sociale dhe arsimore që të rritësh një individ që nesër do t’i shërbejë në mënyrë të denjë shoqërisë në vazhdim.

Po reagimi i bashkëshortit kur mësoi se do bëhet baba si ishte?

Në këtë udhëtim, kemi qenë së bashku si në çdo udhëtim tjetër. Bashkëshorti im është krenar për familjen që po ndërtojmë të dy. Tani do jemi dhe ne një familje e vogël.

Po gjyshërit si reaguan, se besojmë që edhe ata mezi po presin të vijë bebi në jetë?

Prindërit e mi dhe të bashkëshortit, janë gëzuar pa masë. Në shtëpitë e tyre, tema e ditës është vetëm bebi. Prindërit e mi tashmë kanë krijuar një kënd në bibliotekën e tyre me libra për bebin. Nuk mungon në atë kënd edhe abetarja, që kur të rritet pak, t’ia mësojnë. Është mirë që fëmija jonë të rritet dhe të dijë se nga ka ardhur, të jetë njohës i mirë i Shqipërisë dhe të flasë e shkruajë bukur gjuhën shqipe.

Si është Lola këtë kohë, si ndihet?

Ndihem shumë e lumtur, plot energji. Mezi pres çastin që do e marr për herë të parë në krah bebin. Herën e fundit e pamë në sonogramën 4D dhe ramë në dashuri me krijesën tonë.

Ke lënë anash punët, po bën relaks apo ke ndonjë angazhim sa për të kaluar kohën?

Gjatë periudhës së New York Fashion Week, kompanitë që zakonisht punoj me ta, donin që të më merrnin për prezantimet e koleksioneve të tyre, por sapo kisha filluar të dukesha, kështu që do bashkëpunoj me ta pasi të vijë në jetë bebi.

Ke nisur të bësh gati dhomën e gjërat e bebit që do të duhen sapo të vijë në jetë?

Jo akoma! Më tepër kam qenë e fokusuar deri tani nga ana emocionale. Po rroba, lodra e libra, ama, për bebin blej çdo javë.

Gjininë dhe emrin do na e zbulosh apo do e mbash surprizë edhe pak?

Po presim me padurim djalin tonë këtë verë, që po na fal kaq shumë emocione këto ditë.

Modelizmi ka qenë gjithmonë pjesë e jetës tënde, do vazhdosh edhe pas lindjes me këtë aktivitet?

Gjatë kësaj periudhe vazhdoj aktivitetin në palestër. Dieta që konsumoj është një dietë e larmishme dhe e shëndetshme, ku vend të rëndësishëm zë peshku, perimet e frutat. Mishin nuk e konsumoj. Kam pasur e vazhdoj të kem disiplinë në të ushqyer, gjithashtu dhe në aktivitetet fizike. Kjo rutinë do më lejojë që pas lindjes të kthehem shpejt në formën time para bebit dhe të vazhdoj rrugën e modelizmit.

Një mesazh i yti për gjithë femrat që duan të bëhen nëna?

Është një ndjesi shumë e bukur, por duhet ta ndieni veten gati përpara se të merrni përsipër rolin e prindit. Realizohuni njeherë vetë si femra. Kur të jeni gjatë rrugëtimit për t’u bërë nëna, dëgjoni vetëm doktorin dhe trupin tuaj. Këshillat që ju japin të tjerët dëgjojini, por praktikoni gjithmonë atë që mendoni se është zgjidhja më e mirë për ju dhe bebin.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...