Harry dhe Meghan pritet të zhvendosen në Afrikë për tre vjet

Bota e Yjeve

Harry dhe Meghan pritet të zhvendosen në Afrikë për tre vjet

Më: 21 prill 2019 Në ora: 11:33
Meghan Markle dhe Princi Harry mund të zhvendosen në Afrikë

Harry dhe Meghan pritet të zhvendosen në Afrikë me një mision bamirësie që zgjat tre vjet, pas lindjes së fëmijës së tyre.

Meghan Markle dhe Princi Harry mund të zhvendosen në Afrikë për dy deri në tre vjet për një projekt ndërkombëtar, shkruan DailyMail.

Çiftit mbretëror, të cilët presin fëmijën e tyre të parë në ditët e ardhshme, do t’u jepet një rol që përfshin Komonuelthin, punën bamirëse dhe promovimin e Britanisë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Image

Planet thuhet se janë hartuar nga David Manning, ish-ambasadori britanik në SHBA dhe Lord Geidt, ish sekretari privat i Mbretëreshës.

Edhe pse kjo gjë nuk vendoset deri në vitin e ardhshëm, ka gjasa që roli ka gjasa të jetë në Afrikë për shkak të lidhjeve të çiftit me atë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat