Ish e dashura e Ronaldos “frymëzon” talentin e Lazios - Bota Sot
Ish e dashura e Ronaldos “frymëzon” talentin e Lazios

Bota e Yjeve

Ish e dashura e Ronaldos “frymëzon” talentin e Lazios

Më: 26 prill 2019 Në ora: 00:49
Desire Cordero

Joaquin Correa shënoi në portën e Milanit dhe çoi Lazion në finale e Kupës së Italisë, duke hyrë në zemrën e tifozëve bardhekaltër, që në sezonin e tij të parë në kryeqytetin Italian.

Argjentinasi u transferua te Lazio verën e vitit të kaluar dhe forma e tij ka ardhur gjithmonë në rritje, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar edhe çelësin e suksesit të tij.

Bëhet fjalë për modelen spanjolle Desire Cordero, e cila është bërë e famshme për një lidhje me yllin portugez Cristiano Ronaldo, para disa vitesh.

Aktualisht Desire qëndron pranë Correas në Romë dhe shfaqet çdo javë në shkallët e stadiumit, për të përkrahur performancën e të fejuarit të saj.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...