Marina Vjollca shpall pavarësinë nga Getoar Selimi me poza seksi, projekti që e rikthen në televizion

Bota e Yjeve

Marina Vjollca shpall pavarësinë nga Getoar Selimi me poza seksi, projekti që e rikthen në televizion

Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:17
Marina Vjollca

Ka pak kohë që nuk është shfaqur në ekran, duke prezantuar ndonjë emision, por moderatorja Marina Vjollca është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku për fansat e shumtë publikon foto e video të ndryshme.

Një ditë më parë, Marina ka publikuar disa fotografi të reja mjaft provokuese dhe hot, ku, sipas ndjekësve, me këto poza provokuese ajo shpall më në fund pavarësinë nga Getoar Selimi. Kujtojmë, që pasi u bë gruaja e tij, u fol se Getoari tregohej fanatik, duke i kontrolluar madje dhe veshjet që të mos ishin shumë provokuese në spektaklin që ajo moderoi në “Tv Klan”, “C’est la vie”.

E pas një periudhe pushimi në televizion, ja ku rikthehet me pozat e saj të reja, që janë pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj. Mes komentuesve, shumë i shoqërojnë komplimentet me emoji-n e zjarrit apo të zemrës. Ndërkohë, motra e saj, moderatorja Luana Vjollca i shkruante me bindje: “E dogjeeee”.

Përveç fotove ku pozon e lagur vetëm me një këmishë të bardhë, Marina ka postuar dhe një video nga backstage, që e shoqëron me statusin “I vetmi moment ku Renuar Locaj (fotografi i setit) më tha për të qeshur, pasi nuk me linte”, shkruan ajo ku thekson se këto pamje janë pa filtra.

Ky set natyrisht që nuk është bërë pa qëllim nga Marina, e cila thyen më në fund heshtjen për rikthimin në ekran. Lajmin e bukur e dha vetë disa më parë me anë të një postimi në ‘Instagram’.

Pa zbuluar asnjë detaj lidhur me televizionin apo formatin që do drejtojë këtë herë, ajo ka lënë të kuptohet se planet janë të afërta. “Projekte të reja, shumë shpejt”, shkruante ajo, duke paralajmëruar rikthimin. Prej kohësh, është diskutuar në media për largimin disi të gjatë të Marinës nga ekrani, por, siç duket, pritjes po i vjen fundi.

Kujtojmë se projekti që Vjollca prezantoi para shkëputjes disamujore ishte ‘C’est La Vie’ në ‘Klan Tv’, një emision muzikor shumë i veçantë, ndërsa deri tani dihet që projekti i ri do të jetë një talent show. Pak kohë më parë, u fol se emisioni i saj i ri do të kishte për protagonistë edhe bashkëshortin Getoar Selimi dhe Flori Mumajesin, një format për “Klan Kosova”.

Por më pas ishte moderatori Alaudin Hamiti që mori përsipër autorësinë e programit me titull “E ke yllin”. Për projektin e “Klan Kosova”, Alaudini tregoi se ky spektakël për herë të parë do të shfaqet në Kosovë dhe konkurrentët do të këndojnë këngë shqipe.

Shumë kolegë të saj e konsideruan një lëvizje të gabuar të saj, duke qenë se la punën si bashkëdrejtuese prej 10 vitesh e “Procesi Sportiv” me Edi Manushin dhe humbi stabilitetin në punë. Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit «C’est la vie», iu dedikua një jete të qetë, larg preokupimeve dhe lodhjes.

Në postimet e saj, ajo bënte autoironi, duke e konsideruar veten «shtëpiake e dëshpëruar». Pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbiz-it, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhënien e tyre, ishin të një çifti tradicional, me fejesë e më pas martesë.

Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar. Ndërsa Getoari për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua. Nga ana tjetër, martesa duket se i largoi fillimisht nga karriera, një shkëputje momentale, pasi tashmë të dy po punojnë për projektet e tyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat