Manjola Nallbani rrëfen momentet e sikletshme në festivale!

Bota e Yjeve

Manjola Nallbani rrëfen momentet e sikletshme në festivale!

Më: 5 maj 2019 Në ora: 18:06
Manjola Nallbani

Manjola Nallbani është një nga të paktat artiste shqiptare që i ka rezistuar kohës me muzikën cilësore të saj ndër vite dhe jo vetëm.

E ftuar në “E Diell” për të treguar disa detaje nga koncerti i saj recital që do të mbahet me 16 maj në Katedralen Orthodokse, ajo kujtoi me nostalgji kohën kur këndonte në festivalet e dhjetorit dhe momentet e sikletshme në skenë.

“Mbaj mend që një herë më ishte kapur ora tek fundi i fustanit dhe unë që kisha më merak nderin se interpretimin, nuk ngrija dorën të interpretoja, por e mbaja fustanin si për t`i thënë: “Rri ti këtu se më doli këmba sepse nuk duhet të dilte me shumë seç duhet”, ka treguar duke qeshur ajo.

Image

Në morinë e shumë kujtimeve që Nallbani ka rrëfyer për karrierën e saj artistike, ajo kujtoi ndër të tjera dhe një episod teksa ka qenë duke kënduar në një recital të saj: “Një gjë që s`më kishte ndodhur kurrë në jetë. Më këputet rripi i reçipetave dhe mua më iku fare mendja si nga kënga, po ashtu dhe nga interpretimi dhe isha gjithë siklet deri në ç`pikë do të dukesha e zhveshur. Por shyqyr më ruajti Zoti sepse ishte kapur mirë dhe nuk ndodhi asgjë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat